top of page
Aparatura Laser Fotona SP Dynamis
Lazerat e aplikuar pranë Klinikes A-DERMA janë Lazera Fotona dhe IPL. Fotona është një kompani Lider pioner në cilësinë e prodhimit të Lazerave në mbarë botën. Aplikimi i këtyre aparaturave shumë të avancuara kryhet nga mjekë të specializuar dhe të pajisur me çertifikata trajnimi për këto aparatura pranë qendrave më të mira të aplikimit të Lazerave si: Harvard (USA), Instituti IDI Rome (Itali), Akademia e Lazerave Fotona- Ljubljane (Slloveni).
Lazeri NdYAG 1069nm: Realizon proçedurat e mëposhtme:
1. Epilim të qimeve,
2. Trajtim të teleangioektazive dhe venave varikoze (enë gjaku të zgjeruara në lëkurë),
3. Trajtim i Hemangiomave,
4. Trajtim i akneve inflamatore,
5. Trajtim i onychomycosis (mykut të thoit).
bottom of page