A-Derma është Klinikë Mjekesore Lider në fushën e Dermatologjisë, Onko- Dermatologjise dhe Dermatologjise Estetike në Shqipëri.
E krijuar në fillim të viteve 2000, misioni i Klinikes A-Derma është që të realizojë diagnostikimin e saktë, trajtimin bashkëkohor dhe parandalimin e sëmundjeve të lekurës. Duke investuar në trajnimin e stafit në vazhdimësi dhe inovacion, Klinika A-Derma është tashmë lider në fushën e Dermatologjisë për shtetasit Shqiptar dhe të huaj.
Tek A-Derma, ne jemi krenarë të ofrojmë këshillim, diagnostikim dhe trajtime të kualitetit më të lartë. Me shumë vite eksperiencë, i gjithë stafi e personeli mjekësor është i pajisur me trajnimet dhe kualifikimet e nevojshme më cilësore për t'ju përgjigjur cdo pyetje që ju keni dhe përdorim të aparaturave më të avancuara në këtë fushë.
Dr. Monika Fida profesoreshë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës, Departamenti Dermatologji drejton klinikën që prej fillimit të saj ne vitin 2006. Prof. Monika Fida ësht Lektore e lëndës Dermatologji Venerologji pranë Universitetit "Zoja Këshillit të Mirë" prej 17 vitesh, dhe Lektore e ftuar në disa universitete të botës si Universitetit "Guliemo Marconi" Rome, Universiteti "Federico II", Napoli, Itali. E diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në 1998, pasuar me studime në Universitetet Harvard, Graz e Viene dhe me eksperiencë 25 vjecare si mjeke Dr. Fida ofron shërbime mjekësore ekselente të niveleve Europiane pranë klinikës "A-Derma".
Prof. Monika Fida është lektore e ftuar në shumicën e Kongreseve Europiane e Botërore si: EADV, IMCAS, INDERCOS, KOREADERMA, DUBAIDERMA, DASIL, 5 CC CONTINENT CONGRESS, SIME, COSMEXCHANGE, ASCAD etj.
Dr. FIDA është autore dhe bashkëautore e disa librave, kapitujve dhe artikujve shkencore në fushën e Dermatologjisë, Dermato-Onkologjisë, Dermoskopisë e Mjekësisë Estetike.
Lexo më shumë këtu >>
Dr. Oljeda Kacani, Mjeke Dermatologe, pjesë e stafit te A- Derma prej 5 vitesh. Mjeke e trajnuar në Dermatologji, Dermatoskopi dhe Mjekësi Estetike. Dr. Oljeda Kacani është dermatologia e parë në Shqipëri e trajnuar në trajtimin e patologjive të flokëve dhe Trikoskopi në klinikat më të mira në Europë. Autore dhe bashkëautore e shumë punimeve shkencore në këtë fushë.
Dr. Ina Sotiri, Mjeke e Pergjithshme dhe Rezidente në Dermatologji. E fokusuar në trajtimet Dermatologjike, Dermoskopi dhe Mjekësi Estetike. Dr. Ina Sotiri është trajnuar në klinikat më të mira në botë për procedurat estetike dermatologjike dhe Lazer Terapi.
Dr. Alesia Palaj, Mjeke e Pergjithshme dhe Rezidente në Dermatologji i është bashkengjitur stafit te Klinikës Aderma në Janar 2024 me pasionin e të qënurit mjeke ekselente si gjithë mjekët e tjerë të klinikës tonë.