top of page
Search
Writer's pictureDaniel Nikolla

Trikoskopia , ekzaminimi diagnostikues ne patologjite e flokeve


Klinika Aderma e para qender qe realizon trikoskopine dixhitale me aparaturen FotoFinder.



Cfarë është Trikoskopia?

Trikoskopia është ekzaminim i realizuar nëpërmjet dermatoskopisë që ka rol në diagnostikimin e patologjive të flokëve.


A eshte e domosdoshme per cdo person qe ka patologji te flokeve?

Po, trikoskopia ka vlerë në se realizohet si ekzaminim në çdo person pasi jo vetëm diagnostikon dhe orienton mjekun për diagnozë të saktë por dhe realizon ndjekjen në kohë ( Follow up) të gjëndjes së flokëve. Pra dhe vlereson efikasitetin dhe gjendjen pas terapisë së dhënë. Sot në e perdorim dhe për të udhëhequr mjekun ne vlerësimin e zonës ku ne duam të marrim një biopsi për diagnozë.


Si realizohet si procedure?

Nëpërmjet aparatit dermatoskop qoftë aparaturë manuale qoftë dermatoskopi dixhitale realizohet ekzaminimi, i cili është jo invaziv, jo i dhimbshëm. Imazhet e ruajtura shërbejnë për të vlerësuar diagnozën e saktë dhe për të bërë ndjekjen në kohë pas mjekimit.


A perdoret gjeresisht si ekzaminim?

Trikoskopia është një shkencë e re dhe prandaj ky ekzaminim është risi. Dhe në vendin tonë është risi, kërkon jo vetëm aparaturë specifike por dhe trajnim të vecantë të mjekut që e aplikon. Në kliniken Aderma ne e realizojmë këtë ekzaminim me aparatura shumë bashkëkohore sic është dermatoskopi FotoFinder.














184 views0 comments

Comments


bottom of page