Dermatoskopia: Foto Finder 2013
Dermatoskopia është një nga proçedurat jo invazive që realizon diagnostikimin e llojeve të ndryshëm të kancerit në lëkurë dhe Melanomës. Realizon ndjekjen e follow up te nishaneve dhe elementeve në lëkurë, nëpërmjet kontrolleve periodike për të kapur në kohë ndryshimet që vërehen në lëkurë dhe veçanërisht per te diagnostikuar sa me heret kancerin e lekures dhe Melanomen. Nëpërmjet saj realizohet dhe një analizë e hollësishme e gjëndjes së flokëve (trichoskan) ose dhe te thonjve. Sot Dermatoskopia perdoret gjeresisht dhe per diagnostikimin e semundjeve te tjera te lekures si infeksione te ndyshme, semundje autoimune etj.
Pranë Klinikës A-Derma gjëndet një nga aparaturat më të reja në Europë (FotoFinder prodhim i vitit 2013), pajisur me një sistem të dhënash (database) shumë të avancuar, të përdorur vetëm pranë qendrave studimore-kërkimore në Botë. Mjekët të cilët kryejnë Dermatoskopinë janë të kualifikuar dhe çertifikuar pranë Universitetit Graz (Austri), Universitetit të Vjenës (Austri) dhe Institutit IDI Rome (Itali).